Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.
Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë. Propabiliteti shtoi Vocaj është se autori mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, megjithëse nuk ka qenë në orar pune në ato momente.