Planet për Open Balkan? Krerët e tre shteteve zbulojnë disa nga projektet dhe vizionet për nismën

2 Prill 2023, 19:53

Tri krerët e shteteve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë përmendur sot disa nga nismat për Ballkanin e Hapur. Në to përfshiheshin, evenimente, panaire, një ditë pa kufi etj. Të tre udhëheqësit e shteteve, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç thanë se qëllimi është krijimi i një Ballkani të Hapur dhe se termi kufi duhet t’i përkasë së shkuarës, mentalitetit të vjetër që i ndan shtetet. Vuçiç u shpreh se  qytetarë kanë nevojë për standarde jetese dhe me nivelet e duhura dhe për këtë gjë ekonomia është thelbi.

“A mund ta themi vetëm me një fjali? Muajin e ardhshëm do të takohemi diku në Serbi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse Dimitari ka bërë shumë gjëra këto kohë për çështjet tona e do të shohim se ku do të organizohemi në qershor, diku tjetër në rajon pastaj kemi panairin e bukës, pastaj panairin e verës, por ndërkohë nëse mund ta zbuloj këtë sekret?.”- tha Vuçiç