Plazhi i Spillesë mbulohet nga era dhe mjegulla e dendur

4 Korrik, 16:15 | Përditesimi: 4 Korrik, 16:15

Pas Durrësit dhe Vlorës, edhe plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe erë e fortë.

Pamjet e publikuara tregojnë se zona është mbuluar plotësisht nga një shtresë mjegulle, duke e bërë të vështirë shikueshmërinë për pushuesit.

Kjo vjen vetëm pak pasi një fenomen i ngjashëm u regjistrua në Durrës dhe Vlorë, ku plazhet u mbuluan nga mjegull e dendur dhe erë e pazakontë. 

r.k./Shqiptarja.com