Plazhi në jug i 'mbuluar' nga plehrat, Robert Aliaj publikon pamjet dhe denoncon: Këto plehra janë fytyra jonë! Bashkia heq mbetjet pas thirrjes së këngëtarit

21 Gusht 2021, 12:14 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 12:14

Këngëtari i njohur, Robert Aliaj ka denoncuar një situatë shumë të pakëndshme që ka parë në një plazh në jug të vendit, ku plehrat ishin shpërndarë kudo. Por pas këtij denoncimi, bashkia ka reguar duke dërguar mjete për pastrimin e mbetjeve, fakt që e bën me dije po këngëtari, ku pasi kaloi sërish në të njëjtën rrugë, publikoi një video të dytë ku duken automjetet duke grumbulluar mbeturinat.

KT/Shqiptarja.com