Plotësohet panorama e 21 skuadrave të Euro 2024, tre të mbeturat nga play-off! Ndarja e vazove

22 Nëntor 2023, 15:13

Gjermania ka qenë skuadra e parë e kualifikuar si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar dhe kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia, Sllovenia dhe Kroacia. Tre skuadrat e tjera që duhen për të plotësuar numrin 24, aq sa do jenë ekipet pjesëmarrëse në "Gjermani 2024" do vendosen nga faza play-off e Ligës së Kombeve. Do jetë 2 dhjetori në Hamburg, aty ku do hidhet shorti për gjashtë grupet me nga katër skuadrat që do përballen nga 14 qershori - 14 korrik në "Gjermani 2024".