Athina mbulohet nga mjegulla ngjyrë portokalli. Pluhuri saharian zhduk Akropolin, ndotje e lartë

24 Prill, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2024-04-24 12:24:53

Një stuhi pluhuri sërish nga shkretëtira e Saharasë do të prekë sërish disa vende. Greqia rezulton më e prekura, pasi pluhuri po lëviz në drejtimin drejt Egjeut. Stuhia e rërës do të jetë prezente nga orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure e deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.