Plumbi pas shpine i ka prekur mushkëritë, Nuredin Dumani i nënshtrohet operacionit te Trauma, ndodhet në gjendje të stabilizuar

30 Mars 2022, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2022-03-30 12:35:40

Nuredin Dumani është plagosur me plumb pas shpine që i ka preku edhe mushkëritë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Papër të Elbasanit që dyshohet se u qëllua nga ushtarët e Talo Çelës. Pas arrestimit në një banesë ku fshihej në Fier ai u dërgua te Trauma në Tiranë , ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Sipas burimeve për Report Tv nga Trauma, Dumani ka plagë me armë zjarri në mushkëri, ndërsa është në mjekim intensiv, pak më i stabilizuar se dje.

Edhe pse i është nënshtruar ndërhyrjes së parë, plumbi nuk i është hequr, pasi ka komplikacione të shumta në mushkëri. I është vendosur një aparaturë për pastrimin e mushkërisë dhe më pas do të futet në operacion për heqjen e plumbit.

Nëse gjendja do të përmirësohet, pritet të merret në pyetje në ambientet e spitalit nga hetuesit.