Po ecte me 305 km/h me mjetin luksoz në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici Aleks Visha! Sekuestrohet 'Lamborghini'

17 Mars 2023, 19:51

Aleks Visha, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Lamborghini’ me 305 km/h në tunelin e Kalimashit është shoqëruar në komisariat dhe është gjobitur me 100.000 lekë. Policia njofton se i është sekuestruar mjeti që i rrezikoi jetën edhe një familjeje tjetër teksa bënte manovra të rrezikshme.