‘Po i heqin dhëmbët prokurorisë’, Berisha: SPAK dhe KLP heshtin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama kërkon të mbrojë veten

10 Tetor, 16:35 | Përditesimi: 10 Tetor, 16:35

Sali Berisha akuzoi SPAK dhe KLP se po heshtin përballë ndryshimeve të prezantuara në Kodin e Procedurës Penale, që sipas tij synojnë të bllokojnë hetimet e korrupsionit dhe të mbrojnë kryeministrin Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se dispozitat e reja kufizojnë nisjen e hetimeve pa njoftuar personin nën hetim dhe zhvlerësojnë provat e siguruara pa vendim gjykate.

E.H/Shqiptarja.com