'Po iki, mund të mos kthehem më', del amaneti i fundit i Berlusconit: 53% të Fininvest i takojnë dy fëmijëve të parë, nga 100 mln euro partneres e vëllait

6 Korrik 2023, 14:52

53% e aksioneve të Fininvest, kompanisë më të madh të Silvio Berlusconit, do t’i kalojnë fëmijëve të tij më të rritur. Detajet nga testamenti i ‘Kavalierit’ janë publikuar nga mediat italiane, ndërsa janarin e kaluar, kur e pa që shëndeti po e braktiste ai shënoi me dorën e tij se nga 100 mln euro do t’i jepeshin partneres e vëllait dhe 30 mln këshilltarit.