'Po na pikon çatia', kodi që përdori Luan Sulaj për t'i treguar Ylli Sulajt se ka mbërritur policia

2 Maj 2022, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2022-05-02 12:25:56

"Alo, po na pikon çatia". Ky ishte kodi që përdori Luan Sulaj për të njoftuar kushëririn se kishte mbërritur policia në banesën ku kishte kultivuar kanabis. Luani u afrua tel banesa, u konstatua nga policia dhe u bë arrestimi në flagrancë, ndërsa Ylli Sulaj nuk jetonte aty por shkonte shpesh dhe të dy flisnin me kode për të njoftuar njëri-tjetrin për çdo gjë.