Po ndërtohej brenda bazës ushtarake të Shëngjinit, gjykata vendos sekuestro për objektin! Në hetim disa ish-zyrtar lokal

25 Shkurt 2022, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2022-02-25 13:40:47

Objekti që po ndërtohej brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit është vënë në sekuestro preventive. Vendimi është marrë nga Gjykata Lezhës me kërkesës të prokurorisë e cila kishte nisur hetimet në lidhje me rastin, pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.