'Po ndërtojnë pallatin e ri mbi themelet e atij që u shemb nga tërmeti', banorët e lagjes 7 në Durrës protestë para bashkisë: Të vijnë ekspertë, s'futemi në ato apartamente

31 Janar 2022, 10:59 | Përditesimi i fundit: 2022-01-31 16:09:27

20 familjet e pallatit nr. 21, në lagjen 7 në Durrës, kanë protestuar sot përpara Bashkisë, duke pretenduar se në pallatin e tyre prej disa ditësh kanë nisur punimet për rindërtimin e tij, por këto punime janë duket u kryer mbi themelet e pallatit të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Megjithatë, pavarësisht protestës së banorëve, Bashkia e Durrësit nuk ka ende asnjë reagim.