Po transportonte 12 sirianë me premtimin për t’i çuar drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit monetar, në pranga 42-vjeçari në Vlorë

29 Korrik 2021, 11:49

Policia e Vlorës në zbatim të planit për të “goditur” rastet e transportimit të paligjshme të emigrantëve për kalimin e kufirit, ka vënë në pranga një 42-vjeçar.

Ervin Qemali, po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” në të cilin kishte fshehur 12 sirianë, të cilëve u kishte premtuar se do t’i çonte fillimisht në Kosovë, më pas drejt vendeve që BE, kundrejt shpërblimit monetar.