Po transportonte emigrantë me ‘Range Rover’, kapet i riu në Fush-Krujë

21 Maj 2022, 09:45

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Leonard Hareshku, autori, u kap duke transportuar emigrantët me një makinë luksoze “Range Rover”. I riu i kishte premtuar emigrantëve se do t’i conte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.