Po transportonte me kamion 56 emigrante me 200 euro secili, në pranga 49-vjeçar në Pogradec, i dënuar më parë për të njëjtën vepër

23 Gusht 2021, 12:21 | Përditesimi: 23 Gusht 2021, 12:21

Teksa kontrollet për “goditjen” e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj në vend vijojnë, policia e Pogradecit ka arrestuar një person i cili po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm.

Rasti në fjalë është konstatuar gjatë një postblloku dhe kontrollit rutinë të policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u kap 49-vjeçari Sokol Qerkezi banues në Kamzë, duke transportuar emigrantët me një kamion tip ‘Benz”, kundrejt shpërblimit prej 200 eurosh secili dhe me premtimin se do i bënte të mundur kalimin drejt vendeve të BE-së.

KT/Shqiptarja.com