Pogradec, mbahet konkursi kombëtar i letërsisë satirike! Agron Goga merr çmimin e parë në prozë, Jani Duri në poezi

20 Shtator 2021, 19:43 | Përditesimi: 20 Shtator 2021, 19:43

Me një mbrëmje gala të ndarjes së çmimeve dhe plot emocione është përmbyllur konkursi mbarëkombëtar i Letërsisë satitiriko-humoristike mbajtur për herë të parë në Tushemisht të Pogradecit.

Çmimi i parë në prozë shkoi këtë herë për Agron Gogën ndërsa në poezi më i miri u kurorëzua Jani Duri. Organizatorja Flora Nikolla thotë se ky konkurs shërbeu edhe për të krijuar një hartë të më të mirëve në këtë zhanër.

KT/Shqiptarja.com