Pogradec/ Ndotje alarmante në fshati Çërravë, çahet diga e rezervuarit dhe nxjerr tonelata me plehra në tokat bujqësore

8 Dhjetor, 13:09 | Përditesimi: 8 Dhjetor, 13:09

Report TV sjell pamjet nga ndotja alarmante e “Bregut të Lendinave”, në fshatin Çërravë të Pogradecit.  Diga e rezervuarit është çarë, duke nxjerrë në sipërfaqe tonela me plehra. Këto mbetje ishin kapsuluar para disa vitesh nga bashkia e Pogradecit por si pasojë e vërshimit të ujit ato janë shpërndare kudo, duke sjellë ndotje të tokave dhe ujit. 
Skandali bëhet edhe më i rëndë pasi për ndërtimin e rezervuarit, Bashkia Pogradec kishte investuar 57 mijë euro gjatë vitit 2024. 
Çarja e digës jo vetëm e bëri investimin të pavlefshëm, por nxori dhe mbetjet e groposura që tashmë po përhapen në gjithë fshatitn.
Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë asnjë sqarim për situatën e rëndë në Çërravë.

A.A/Shqiptarja.com