Era ka riaktivizuar zjarrin në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë ditës kanë punuar specialistë të Zonave të Mbrojtura me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.
Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje, rrezikon prekja e pyllit në pjesën e Maqedonisë së Veriut.















