Pogradec/ Zjarr në një banesë në qytet, zjarrfikësit shpëtojnë një person! Dëme të mëdha materiale

19 Maj 2021, 14:02 | Përditesimi: 19 Maj 2021, 14:02

Një zjarr në një banesë në qytetin e Pogradecit për pak u shndërrua në tragjedi. Ndërhyrja e zjarrfikësve shpëtoi mrekullisht një person që kishte mbetur në banesë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të qytetit,në një banesë private. Sipas burimeve në momentin e zjarrit brenda banesës ka qenë i vetëm një person i cili pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi pa pësuar dëmtime.

r.k./Shqiptarja.com