Pogradeci s'ka 'shpëtim' me flakët, sot 5 vatra aktive

17 Shtator 2021, 16:07 | Përditesimi: 17 Shtator 2021, 16:07

Situata me zjarret shihet mjaft problematike në Pogradec. Ditën e sotme 5 vatra janë aktive dy prej të cilave janë fikur tashmë. Janë fikur vatra e Gështenjasit dhe e Peshkëpisë. Ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë në mesditë. Në këtë zonë po punojnë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës.

KT/Shqiptarja.com