Poker nga Manchester City, Haaland nuk ndalet ndaj 'Shenjtorëve', Broja shënon në fitoren e Chelsea

8 Tetor 2022, 21:23

Premier League zhvilloi katër nga ndeshjet e javës së 10. Me fillim nga 16:00, skuadrat pretendente kanë bërë detyrën ndërsa çuditi Leicester që u mposht 2-1 në transfertë. Chelsea ia doli në Londër të merrte fitore 3-0 me Wolves, me golin e tretë që u shënua nga Broja.