Pol-exit/ 100 mijë polakë në demonstrata kundër daljes nga BE! KE presion Polonisë, nuk i jep 57 mld € ndihmë

11 Tetor 2021, 20:32

Më shumë se 100 mijë polakë dolën në protesta për të kërkuar që vendi të mos dalë nga Bashkimi Europian. Ata i druhen një vendimi politikës së partisë nacional-konservatore në pushtet "Ligj dhe drejtësi", për nxjerrin e vendit jashtë unionit, duke përdorur nocionin "Polexit".

Vetëm në kryeqytetin Varshavë kanë demonstruar më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. "Ne qëndrojmë", thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.