Policia aksion anti-kanabis në Vlorë, evidentohen parcela në disa fshatra

4 Korrik 2021, 11:37 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 11:37

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion anti-kanabis ditën e sotme në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se janë evidentuar disa parcela. Bëhet me dije se parcela me kanabis janë evidentuar në fshatrat Gusmar, Mazhar etj., ndërsa bimët po asgjësohen nëpërmjet djegies.

KT/Shqiptarja.com