Policia bën bilancin e dhunës: U lënduan 19 policë, 1 i plagosur me thikë! Dëbuam 80 italianë! Kush shkel ligjin do vuajë pasoja! Një thirrje për qytetarët shqiptarë

25 Maj 2022, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2022-05-25 15:31:12

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e ngjarjes së mbrëmshme. Si pasojë e dhunës janë plagosur 19 policë në krye të detyrës, njëri prej të cilëve me thikë ndërkohë që janë dëmtuar edhe 4 automjete shërbimi të policisë.