Policia bën bilancin e javës: U zhvilluan 27 operacione! Dalin pamje nga 'Plumbi i artë' dhe kapja e kokainës në Portin e Durrësit

22 Maj 2022, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2022-05-22 16:13:11

Policia ka bërë bilancin javor për goditjen e veprimtarisë kriminale duke përfshirë edhe pamje nga megaoperacioni “Plumbi i artë” që është në vijim. Një tjetër operacion ishte në PKK Port Durrës ku u godit trafikimi i drogave të forta, gjatë të cilit, deri tani, janë sekuestruar 59 kg kokainë.