Policia dhe SPAK 'në sitë' kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit'! Serish nuk gjenden vetëm banane, por kapen 6.5 kg kokainë të tjera! E treta herë që zbulohet me drogë

23 Korrik 2021, 19:33 | Përditesimi i fundit: 2021-07-24 07:46:29

'Alba Exotic Fruit' kapet serish me kokainë në Portin e Durrësit. 6.5 kg të tjera kokainë i janë kapur nga kontejnerët që vijnë me banane nga amerikane latine. Më 13 korrik iu kapen 11 kg e 650 gramë kokainë ndërkohë që rezulton e përmendur edhe në vitin 2019, kur në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.