Policia e Shtetit bën ‘bilancin’ për muajin shtator: 83 operacione, 937 të arrestuar! U asgjësuan mbi 60 mijë bimë kanabisi

1 Tetor 2023, 10:05

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit shtator, gjatë të cilit janë finalizuar 83 operacione policore, nga të cilat u vunë në pranga 937 persona. Ndërsa nga kontrollet e kryera nga Vermoshi në Konispol, janë asgjësuar mbi 60 mijë bimë kanabisi, drogë, armë dhe municion luftarak.