Policia e Shtetit monitorim nga ajri me helikopter, zbulon 3 parcela me kanabis në veri të vendit! Nano: Zero tolerancë ndaj fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike

15 Maj 2022, 11:53 | Përditesimi: 15 Maj 2022, 13:53

Në kuadër të luftës kundër kanabisit, Policia e Shtetit tashmë do të ketë në dispozicion edhe një helikopter i cili do të monitorojë nga ajri, zonat kur kultivohet kanabisi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, bashkë me ekipin e Guardia di Finanza, ku kryen monitorim ajror në zonën veriore të vendit tha se do të ketë zero tolerancë ndaj fenomenit të kanabisit.

KT/Shqiptarja.com