Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit të lidhur me krimin, IKMT e Sarandës vijon me shembjen

18 Maj, 10:46 | Përditesimi: 18 Maj, 10:46

Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit ka vijuar sot me prishjen e beach-barit Copacabana në Sarandë. Ky ndërtim dyshohet se u ngrit pa leje i financuar nga grupet kriminale duke korruptuar kupolën e policisë së Sarandës.

Avokati i pronarëve të subjektit pretendon se stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës është ndërtuar me leje nga KKRRT-ja.

Pronarja në letra, Arjola Dhrami Bajo rezulton ende në kërkim për ndërtimin pa leje.

I.M/Shqiptarja.com