Policia operacion në Laç, në pranga 7 persona! Shpërndanin lëndë narkotike e organizonin lojëra fati të paligjshme

22 Maj, 09:33 | Përditesimi: 22 Maj, 09:33

Policia në Laç ka arrestuar 7 persona të dyshuar për shpërndarje droge dhe organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Ata dyshohet se shpërndanin kanabis në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë pranë shkollave. Gjatë operacionit u zbulua edhe një lokal ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë në kundërshtim me ligjin.

I.M/Shqiptarja.com