Policia Rrugore bën ‘bilancin’ për muajin tetor: 49 shoferë të arrestuar dhe mbi 8 mijë gjoba të vëna në Elbasan

30 Tetor 2023, 14:02

Gjatë një muaji Policia Rrugore Elbasan ka ndëshkuar me gjobë mbi 8 mijë shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 49 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.