Policia Rrugore në të gjithë vendin, nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar dhe proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, shtetasit H. M., 27 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Po si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 87 km/orë në qendrat e banuara deri në 198 km/orë në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku shtetasi G. Ç., 30 vjeç, nga Vlora, i cili qarkullonte me një automjet luksoz është konstatuar nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 45 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2413 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Policia Rrugore, nisur dhe nga fakti se në fundjavë ka rritje të fluksit të automjeteve në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Policia Rrugore në të gjithë vendin, nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”
Video të tjera
-
Kavajë/ Humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe goditi 4 automjete të parkuara, plagoset shoferi
12 Janar, 21:33 -
Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne!
12 Janar, 19:17 -
Report Tv hyn në Obot me varkë, fshati kthehet në ishull, tërësisht i përmbytur pas shkarkimit të tre Heceve (VIDEO)
12 Janar, 19:07 -
"Do të bëhet përmbytje sonte!" Banorët të shqetësuar për prurjet e Semanit, inxhinieri: Hidrovori në gatishmëri maksimale, do të ndërhyjmë me ekskavator
12 Janar, 18:54 -
Lezhë/ Merr flakë në ecje mjeti në autostradën Milot–Mamurras, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit
12 Janar, 18:23 -
16 aktivistë kërkojnë firmat për 2 referendume: Të shfuqizohet barazia gjinore. 7 pyetje shqiptarëve për edukimin seksual e adoptimin
12 Janar, 16:32 -
Shqipëria ligj për lobimin! Fund takimeve të ‘fshehta’ në zyrat e shtetit. ‘Barrierë’ ministrave e deputetëve 2 vite nga largimi
12 Janar, 16:16 -
Në 'betejë' për qeveri teknike dhe në 'sfidë' të brendshme! 2026-a vit zgjedhor në PD. Degët pa kryetarë, Berishës i mbaron mandati
12 Janar, 16:13 -
Çështja Balluku, PD kallëzon Peleshin: Pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve! Zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli e çon në Kushtetuese
12 Janar, 16:11 -
KLSH:Në 3 dekada vendi ka humbur 2.5 mld $ nga përmbytjet, 15 mijë banesa të shkatërruara në 30 vite
12 Janar, 16:04 -
Hetimi pasuror për Berishën, Belind Këlliçi përfundon në SPAK, pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit të 11 dhjetorit
12 Janar, 15:44 -
Report Tv sjell pamjet me dron nga Oboti i Shkodrës
12 Janar, 15:20 -
Oboti i Shkodrës nën ujë, qindra hektarë tokë të përmbytura e banorë të izoluar
12 Janar, 15:08 -
Mbahet seanca paraprake për dosjen ‘Meta’ në GJKKO, vendoset nëse çështja do kalojë ose jo për gjykim! Kryemadhi përshëndet me 2 gishta gazetarët
12 Janar, 15:02 -
Fshati Mesmal në Maliq i izoluar pas çarjes së argjinaturës së një kanali, banori: Jemi të detyruar të ecim një orë në këmbë për të shkuar në qytet
12 Janar, 14:14 -
Pasojat e përmbytjeve në Kashisht, fermerët me sytë nga shteti: Dëmet janë shumë të mëdha, pse nuk vijnë të bëjnë verifikimet?
12 Janar, 13:44 -
-
Zbresin temperaturat, ngrica në rrugë! Të gjithë akset nacionale të kalueshme! Verifikohen dëmet e përmbytjeve
12 Janar, 12:33 -
Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, shkak dyshohet bombola e gazit
12 Janar, 12:25 -
Kamarieri vodhi paratë në lokalin ku punonte, e denoncon menaxheri! Policia vë në pranga 35-vjeçarin
12 Janar, 11:58
