Policia shpëton një gjerman dhe një brazilian në Himarë, kishin dalë në det me kanoe

21 Korrik 2021, 22:12

Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas të huaj në zonën e plazhit të livadhit në Himarë.  Shtetasit rreth 30 vjeç kanë qenë me kanoe , ndërkohë që deti me dallgë ka bërë që dy të huajt të rrezikoheshin seriozisht.

Është njoftuar policia kufitare e Vlorës e cila ka shkuar në ndihmën të tyrë duke i shpëtuar dhe i ka nxjerrë në breg shëndosh e mirë.