Politika shqiptare uron fitoren e Zvicrës, reagime në Kosovë dhe Shqipëri! Kurti: Serbia nuk kalon!

3 Dhjetor 2022, 11:28

Politikanët shqiptarë kanë reaguar të entuziazmuar pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë. Në reagimet e bëra në facebook, kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputeti i PD, Lulzim Basha dhe deputeti socialist Pandeli Majko kanë uruar fitoren e Zvicrës me foton e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët janë dy futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës.