Politikani i lartë I.M., ish bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit! Nikolla i jep dosjen kryetarëve të grupeve parlamentare

27 Korrik 2022, 11:37

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thërritur mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i dhënë dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.