Poloni/ Sulm me armë në Krakov, 25-vjeçari hap zjarr nga makina! 6 viktima dhe 15 të plagosur, momenti kur policia neutralizon autorin

7 Nëntor, 19:37 | Përditesimi: 7 Nëntor, 19:37

Një sulm me armë zjarri në qendrën historike të Krakovit, në jug të Polonisë, ka shkaktuar gjashtë viktima dhe të paktën 15 të plagosur, mes tyre edhe dy efektivë policie, njëri prej të cilëve në gjendje kritike. Viktimat janë 4 gra e 2 burra. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës, sipas të cilit të shtënat janë kryer nga një automjet në lëvizje në sheshin kryesor të Tregut. Sipas policisë, sulmi është kryer nga “një 25-vjeçar polak, i cili është ndaluar dhe ndodhet tashmë në paraburgim”.

A.H/Shqiptarja.com