Porositësi i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, Erion Alibej 'kyç' gojën para hetuesve

19 Shtator 2020, 15:44

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka refuzuar të përgjigjet. 34-vjeçari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë,duke refuzuar që t'u përgjigjet akuzave.

Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e  arrestuan ditën e djeshme duke caktuar më pas masën e sigurisë "Arrest me burg".