Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 8 vite e 8 muaj burg për Gentian Malindin

25 Prill 2023, 11:43

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Posaçme për trafikantin e drogës Gentian Malindin, që e la me 8 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Malindit i ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar që do të thotë nga 13 vite burg që kërkon SPAK, ulet në 8 vjet e 8 muaj. Mandili akuzohet për drogën e mbërritur në Portin e Durrësit nga Porti i Pierut, përmes konteinerëve të 'Alba Exotic Fruit'.