Porti i Durrësit/ Gogu: Ti e do vezën sot, por përftimet nga investimet duan kohë! Boçi: Wau botërore, e zbulove që pula e bën vezën

17 Nëntor 2022, 18:13

Projekti i Portit të Durrësit ka ‘përplasur’ në Report Tv deputetin socialist Toni Gogun me atë demokrat Luçianon Boçi. Gogu tha se përfitimet nga ky investim duan kohë, duke ironizuar Boçin që i kërkon në moment frytet e këtij projekti.

Gogu: Këta kanë problem të madh me imagjinatën. Protestonin me protestë për kënd lojërash. Ai duket qartë që thotë dua vezën sot. Nuk e kupton që është pula që bën vezën.

Boçi: Ka thënë Gogu që pula bën vezën. Bëjeni lajm. Fute te lajmi që sipas toni Gogut pula bën vezë. Pse pula bën vezë. Wau. Kjo që the ti është botërore. Është jetike. Është filozofike.

Gogu: Ti se kupton që Shqipëria hy në....

Boçi: Me atë vezën e ke qa fare.

Gogu: Patjetër ti do vezën sot. S’po kupton investimin. Ta them prapë unë.

Boçi: Po flet e veten se s’po të dëgjoj. Nëse do të bësh monolog moderoje.