'Porto Palermo festival 2021', nga 15 korriku në Himarë! Bucci: Shqipëria e Italia marrëdhënie të veçanta! Festivali bën bashkë artistët vendas dhe europianë

12 Korrik 2021, 20:44

‘Porto Palermo festival 2021”, do të përcojë tek pushuesit e bregdetit të jugut tingujt e muzikës bashkëkohore. Ky projekt ide e violonistit shqiptar Olen Çezari bën bashkë artistë të huaj dhe vendas në Kalanë e Porto Palermos.