Posteri i Këlliçit, Hodaj në Repolitix: Po dalin në rrugë e u tregojnë gishtin e mesit qytetarëve! Ahmetaj: Do të përdorim çdo armë kundër korrupsionit

25 Prill 2023, 22:36

Julian Hodaj, këshilltar në Partinë Socialiste thotë se tu tregosh gishtat e mesit qytetarëve të Tiranës nuk është mënyrë për të luftuar korrupsionin, përkundrazi është diçka skandalozë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa diskutonte në lidhje me posterin e kandidatit të Berishës e Metës, Belind Këlliçi i cili tregon dy gishtat e mesit, Hodaj u shpreh se ai është poster absurd.