Pr. Ligji i AMA-s, Açka: S’ka vlerë, Rama është më i përkëdheluri nga mediat! Çështja McGonigal e bëri me agjërim politik, na zbehu cirkun e Kuvendit

13 Prill 2023, 12:22

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka qenë skeptike për miratimin e projekt ligjit për Autoritetet e Mediave Audiovizive. Açka është shprehur se ky ligj në fakt jo vetëm që nuk rregullon asgjë por gjithashtu shton pasiguri. Açka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka arrirë të blejë shumicat e mediave në Shqipëri.