Pranë Moskës shpërthen një depo fishekzjarrësh, 35 të plagosur

9 Gusht 2023, 13:36

Një depo fishekzjarresh e vendosur brenda uzinës optike-mekanike Zagorsk në qytetin Sergiev Posad në periferi të Moskës shpërtheu mëngjesin e sotëm, raporton shërbimi rus i urgjencës.

Zyrtarët e shërbimit emergjent kishin raportuar se shpërthimi ndodhi në dhomat e kaldajave të Uzinës Optiko-Mekanike Zagorsk.

Autoritetet ruse sqarojnë se shpërthimi i mëngjesit të sotëm në Sergiev Posad ishte për shkak të një “faktori njerëzor” dhe jo të një sulmi me dron, ku mbetën të plagosur 35 persona.