Pranga shefit të komisaratit në Kurbin, pjesë e grupit të trafikantëve të drogës! Në kërkim ‘baroni’ Gëzim Çelaj e 2 të tjerë! Në gusht dogjën velierën me kanabis

9 Tetor 2023, 21:10

Forca të shumta të policisë dhe SPAK kanë rrethuar banesën dhe lokalin në Fushë-Kuqe të Gëzim Çelajt, ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Aksionet paralele po zhvillohen edhe në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin. Është vënë në pranga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta ndërsa 3 të tjerët janë në kërkim.