Pranvera duket sikur po vjen më vonesë në vend! Në disa zona vendi është përfshirë nga reshje dëbore.
Në Dibër dhe në Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur nën 0. Reshjet dëborës ka edhe në rrugën e Arbrit ku mjetet kalojnë me vështirësi. Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhir në rast nevoje, pasi terreni është i vështirë.

















