Prej 1 jave Vlora në zjarr, flakët përpijnë qindra hektarë!Ministri Peleshi e Çako 'fikin' telefonin

31 Korrik 2021, 13:41

Prej një jave Vlora e rrethuar nga zjarri! Në të gjithë qarkun vijojnë që të digjen mijëra hektarë pyje dhe në Tragjas dhe Karaburun. Situata vijon të jetë shqetësuese pasi është e vështirë të ndërhyhet në rrugë tokësore, ndërsa asnjë helikopter që duhet të shërbejë në raste emergjencash nuk është vënë në dispozicion. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako nuk u janë përgjigjur interesit të Report TV ndërsa situata është në mëshirë të fatit.