Prej 10 muajsh s’marrin pagesën e kujdestarit dhe kompensimin e energjisë elektrike, të verbrit në Memaliaj në protestë: Nëse nuk dëgjohemi situata do përshkallëzohet

1 Korrik 2021, 11:07 | Përditesimi: 1 Korrik 2021, 11:07

Të verbrit në Memaliaj kanë protestuar ditën e sotme pasi prej 10 muajsh nuk marrin kompensim e energjisë eklektike dhe pagën e kujdestarit po shoqëruesit të tyre. Të vendosur para njësisë administratave të Krehësit ku kanë dalë për të kërkuar të drejtën dhe pagesat që u takojnë me ligj, të verbrit shprehen se ndaj tyre po bëhet padrejtësi.

KT/Shqiptarja.com