Prej 12 ditësh Vlora digjet, Haki Çako për Report Tv: Kam qenë në eveniment familjar, i marr leje vetëm Zotit! I gjithë shteti është në këmbë

3 Gusht 2021, 10:43

Teksa prej gati 2 javësh vendi, sidomos Vlora, është mbuluar nga zjarret që po djegin pasurinë tonë kombëtare, pyje dhe kullota, në Emergjencat tona Civile situata është marrë me qetësi 'olimpike'.

Për kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shqetësimi se ai nuk është gjendur në krye të detyrës në këtë situatë emergjencash është i pavend pasi ai ka qenë në një eveniment familjar dhe për këtë s'ka pse merr leje.