Prej 15 ditësh pyjet në Majën e Rrunës vijojnë që të digjen, ndërkohë situata paraqitet kritike pasi flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shmëri. Ministria e Mbrojtjes njofton se për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez.
Në fshatin Thirre në Mirditë, në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve nga toka, megjithatë situata nuk është problematike. Fatmirësisht nuk rrezik për zonën e banuar për tunelin e Kalimashit.















